Një 49-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Italia, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Chieti, ndërsa viktima është identifikuar si Roland Muça, baba i dy fëmijëve, i cili jetonte në qytetin e Francavilla-s.

Raportohet se shqiptari ishte duke kaluar rrugën për të mbledhur hurma në një pemë, kur u përplas nga një makinë. Aksidenti rezultoi fatal, teksa autori është një 65-vjeçar, identiteti i të cilit apo inicialet nuk janë bërë të ditura.

Menjëherë pas përplasjes, 45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.