Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë vetëm 3 vjeçe ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në oborrin e banesës së familjes. Sipas të dhënave paraprake të policisë, 45-vjeçari B. A. ishte duke manovruar me mjetin bujqësor, kur, në rrethana që ende nuk janë të qarta, ka goditur vajzën e tij të mitur.
Pavarësisht ndërhyrjes, 3-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të dinamikës së aksidentit.
