Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi, pasi u përfshi në një aksident.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, teksa viktima është identifikuar si 34-vjeçari Fabjo Koko. Mësohet se 34-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore, kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli nga rruga dhe u përplas në vitrinën e një dyqani. Pas kësaj, automjeti u përfshi nga flakët duke bërë që shqiptari të bllokohej brenda dhe të humbte jetën.
Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës, ndërsa policia rrugore e Athinës po heton shkaqet e aksidentit.





