Një ngjarje tragjike ka ndodhur në rrugën “Ilia Dilo Shepëri”, ku një grua 30-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati. Policia ka konfirmuar ngjarjen, duke njoftuar se viktima, e identifikuar si E. Sh., ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me tokën.

Sipas uniformave blu, familjarët e viktimës kanë pohuar se ajo ka vuajtur nga depresioni dhe dyshohet se ky mund të ketë qenë një faktor që çoi në këtë akt tragjik. “Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën ‘Ilia Dilo Shepëri’, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e policisë.