Një ngjarje tragjike ka tronditur ishullin Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë 18-muajsh, me baba shqiptar dhe nënë britanike, humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes në oborrin e shtëpisë.
Sipas të përditshmes “Protothema”, vogëlushi ndodhej duke luajtur në oborrin e banesës në zonën Agios Leontas, kur iu afrua pit bullit të familjes. Për arsye ende të paqarta, qeni e sulmoi me egërsi, duke i shkaktuar dëmtime fatale.
Rreth orës 13:00, prindërit e tmerruar njoftuan urgjencën dhe fëmija u dërgua menjëherë në spital, por mjekët konstatuan se ishte tepër vonë për ta shpëtuar.
Çifti, i cili prej vitesh jeton në Zakynthos, po mbahet nga autoritetet ndërsa policia dhe shërbimet veterinar-e po hetojnë rrethanat e sulmit. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin vendas.
