Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshave rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja fillestare e trupave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se shkak i humbjes së jetës kanë qenë temperaturat e ulëta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.
