Një ngjarje tragjike është shënuar në Kamëz, ku një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin A. B., i cili është konstatuar i pajetë nga të afërmit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore.