Një 85-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Buçimas, në Pogradec.

I moshuari, i cili jetonte i vetëm, nuk ishte bërë i arritshëm në telefon. Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të kontaktuar me të, djali i tij ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në banesë, ku kanë gjetur 85-vjeçarin të pajetë.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes.