Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Çermë-Divjakë, ku ka humbur jetën një 82-vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet H. D., teksa drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë.
Për shkak të plagëve të marra, 82-vjeçari u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve dhe ndërroi jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
