Është gjetur pa shenja jete 82-vjeçari i shpallur i humbur në Klos, bëjnë me dije autoritetet.
Sipas informacionit zyrtar, shtetasi E.M. ishte larguar nga banesa, ndërsa pas kërkimeve intensive në terren nga policia, si në këmbë ashtu edhe me dron nga ajri, u bë e mundur gjetja e tij.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se i moshuari ka rrëshqitur nga një shkëmb, duke humbur jetën si pasojë e dëmtimeve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
