Është gjetur i mbytur në lumin e Shalës Edion Oruqi, i cili prej 4 ditësh rezultonte i zhdukur.
Mësohet se babai i tre fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurmë mesditën e të shtunës. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen.
Familjarët e tij kishin deklaruar se për herë të fundit e kanë parë duke punuar në një bujtinë, teksa një koleg, Skënder Pepkolaj, ka thënë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.