Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku një 30-vjeçar i raportuar i zhdukur prej disa ditësh është gjetur pa jetë në lumin Osum.
I riu, banues në lagjen “Çlirimi”, kishte humbur kontaktet me familjarët që prej datës 30 prill. Ka qenë babai i tij ai që ka bërë kallëzimin në polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit.
Pas informacioneve të marra nga banorë të zonës, të cilët deklaruan se kishin parë 30-vjeçarin pranë lumit Osum, shërbimet e policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit nisën kontrollet përgjatë rrjedhës së lumit.
Pas orësh kërkimesh, trupi i pajetë i të riut u gjet pranë fshatit Remanicë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
