Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një grua 34-vjeçare ka humbur jetën pas konsumimit të fotoksinës. Sipas raportimeve të policisë, ajo është dërguar menjëherë në spital, por për fat të keq, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në lidhje me ngjarjen, materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë akt tragjik. Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje.