Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë, e më pas është larguar nga vendngjarja.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, 57-vjeçari ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.



