Një 46-vjeçare në Berat ka ndërrua jetë tragjikisht ditën e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Osmëzezë, ku 46-vjeçarja, e cila vuante nga problemet e shëndetit mendor, ka prekur me duar fijet në kabinën elektrike. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, shtetasja Xh. A., 46 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Osmëzezë, dyshohet se ka kapur fijet në kabinën elektrike të fshatit. Si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ajo ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij rasti.