Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë shqiptar 7-vjeçar ka ndërruar jetë.
Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një provincë të Bolonjës. I mituri ndodhej në një makinë “Volkswagen Corrado”, që drejtohej nga babai. Në një moment, shqiptari ka frenuar për të shmangur përplasjen me një motor, por përballë ka gjetur një tjetër mjet, duke u përplasur kokë më kokë. Të dyja mjetet përfunduan jashtë rrugës, pasi përplasja ishte shumë e fortë.
7-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa babai tij ndodhet në spital, i plagosur. Paraprakisht, policia dyshon se fëmija mund të mos ketë vendosur rripin e sigurimit dhe kjo ka rezultuar fatale.