Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ersekë, ku një 70-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në bllokun nr. 4 të qytetit, ku viktima i identifikuar si Dhimitraq Peçi, është rrëzuar aksidentalisht teksa po punonte. Ai kishte hipur në skelë duke punuar për ndërtimin e palestrës të shkollës së qytetit, por aksidentalisht është rrëzuar nga lartësia, duke humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


