Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dibër, ku një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra poshtë saj. Plagët e mara kanë qenë të rënda dhe i kamë marrë jetën shoferit, teksa ai po transportohej në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.