Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një 11-vjeçar ka ndërruar jetë. I mituri është mbytur teksa po lahej në det. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.
