
Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në provincën e L’Aquila, Itali, ku një 12-vjeçare shqiptare ka humbur jetën.
E mitura humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të shilarëses,ndërsa ajo po luante. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 punonjës shëndetësorë.

12-vjeçarja fillimisht u dërgua në urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtim ishte e kotë.
Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur. Policia rrugore dhe karabinierët kanë rrethuar zonën po kryejnë hetimet për shkaqet.
Në park në momentin e aksidentit kishte shumë fëmijë të tjerë.