Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kamëz, ku një 2-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë pasi është përplasur aksidentalisht me makinë në oborrin e banesës ku jetonte. Raportohet se shtetasi me iniciale P. M., po ecte mbrapsht me makinë kur përplasi nipin e tij. Tragjikisht, 2-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.