Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në kantierin e ndërtimit në fshatin Palasë, Himarë, ku një punëtor 45-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti me fadromë. Autoritetet kanë shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.