Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Paulesh të Peqinit, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë. Sipas policisë, viktima me profesion inxhinier ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia gjatë punës në kantierin e ndërtimit.
Për ngjarjen u arrestua sot drejtuesi teknik i punimeve, pasi akuzohet se nuk ka siguruar kushtet e sigurisë në punë dhe kjo solli aksidnetin fatal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.



