Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Roskovec të Fierit. Vajza 4-vjeçe e familjes Toska ka gjetur vdekjen pasi është zënë nga muri rrethues teksa luante në banesën e saj.

Muri është shembur duke goditur vajzën e vogël dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen janë munduar t`i japin ndihmën e parë mjekësore por pa asnjë rezultat.

Edhe pse u njoftua ambulanca dhe policia, e mitura u dërgua pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.