Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Një punëtor ndërtimi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jete. Ngjarja ka ndodhur në Kune. Ende nuk dihet mosha e viktimës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.