Ndërron jetë një 4-vjeçar në spitalin e Tiranës pas 3 ditësh që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

​Tre ditë më parë, i mituri është dërguar në spitalin e Pogradecit pasi ishte goditur aksidentalisht me një gur në kokë nga motra e tij e mitur gjatë kohës që luanin në banesë.

Që prej asaj dite, 4-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të jetojë.

Nga policia është bërë referimi i materialeve në prokurori për veprime të mëtejshme që prej ditës kur fëmija u paraqit në spitalin e Pogradecit.