Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri brenda një poligoni qitjeje, në afërsi të stadiumit “Air Albania”.
Sipas burimeve paraprake, viktima është identifikuar si Bledi Hasani 35 vjeç. Mësohet se ai ka qenë klient i rregullt i këtij poligoni dhe se e kishte frekuentuar edhe më herët për ushtrime qitjeje.
Autoritetet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.