Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën një 57-vjeçari në fshatin Polis, ku ai po punonte në rikonstruksionin e një shkolle. Sipas informacioneve zyrtare, punonjësi ka rënë nga një lartësi dhe ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, i dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
