Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lëpushë, në Kelmend. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë afër zonës.
Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 10:52, ku policia pas njoftimit të rastit ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Si pasojë, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në vend. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
