Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotëm në Tiranë, ku një punëtor 66-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, ku viktima është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një banese. Ai ishte duke punuar me soletën e banesës, por aksidentalisht u rrëzua. Plagët ishin fatale, duke i marrë dhe jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



