Ka përfunduar me tragjedi sherri i ndodhur pak më parë para shkollës “Fan Noli në Tiranë. Mësohet se nxënësi i cili u plagos, ka ndërruar jetë në spital.

Sipas informacioneve, 14-vjeçari mori plagë të rënda pasi u konfliktua me dy nxënës të tjerë të kësaj shkolle, dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se mori ndihmën e mjekëve. Në spital ndodhet dhe një tjetër nga djemtë që u përfshi në konflikt. Ende nuk dihet cili ishte shkaku që solli sherrin mes të miturve, teksa policia ka shoqëruar adoleshenti ne tretë.

“Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën ‘Qema Stafa’, rreth 200-300 metra larg shkollës ‘Fan Noli’ janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, sipas njoftimit të policisë.”- njoftonte policia më herët.