Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një adoleshente 16-vjeçare ka humbur jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zejman, ku e mitura ka ndërruar jetë pas ka rënë në kontakt me rrymën e lektrike. Dyshohet se ajo ka shkelur në disa kabllo të zhveshura teksa ishte duke ecur në rrugë. Për pasojë ajo ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Njopftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një shtetase 16 vjeçe, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën.