Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minierën e Bulqizës, ku një minator ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 38-vjeçari Kuktim Dangri, i cili është aksidnetuar teksa punonte në një subjekt minerar. Ngjarja ka ndodhur në në nga galeritë private në “Zonën D”. Plagët kanë qenë të rënda dhe i kanë shkaktuar vdekjen minatorit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 38vjeç, punonjës në këtë subjekt.