Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Shkodër, ku bëhet me dije se një i burgosur ka ndërruar jetë. Sipas informacionit zyrtar një ditë më parë i burgosuri kishte ndjerë shqetësie sa i përket anës shëndetësore. Edhe pas ndihmës së parë dhe përpjekjes së mjekëve i burgosuri me iniciale Ç.J nuk ia doli. Bëhet me dije se i ndjeri ishte akomoduar me të birin në qeli.
Në orët e para të mëngjesit të datës 28.06.2026, në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndetësore. I paraburgosuri me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, çfarë bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor.
Personeli shëndetësor i institucionit i ofroi menjëherë ndihmën e parë dhe, për shkak të rëndimit të gjendjes, u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.
Gjatë transportit, si dhe pas mbërritjes në urgjencën spitalore, stafi mjekësor kreu të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator, por, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, mjekët konstatuan ndarjen e tij nga jeta.
Në përputhje me procedurat ligjore, organet kompetente janë njoftuar menjëherë dhe kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit dhe garanton bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
