Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Maliq, ku një mësues rreth 55-vjeç ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një infarkti.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan, ku viktima, me inicialet A.B., ushtronte profesionin e mësuesit. Ai ishte me origjinë nga zona e Devollit dhe punonte prej kohësh në këtë shkollë të thellë rurale.

Dyshohet se pas përfundimit të procesit mësimor, teksa po shkonte drejt automjetit të tij, mësuesi ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën në vend.

Për shkak të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore, trupi i pajetë pritet të transportohet me vonesë drejt morgut të Korçë, ndërsa policia po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.