Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lezhë, ku një grua 51-vjeçare ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë.
Shtetasja D.B., banuese në fshatin Manati, u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Lezhës më 6 maj.
Ajo u transportua menjëherë për trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por pavarësisht ndihmës mjekësore, gruaja nuk arriti të mbijetonte.
Policia dhe autoritetet hetimore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme.
