Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Cakran të Fierit, ku një 59-vjeçar është gjetur i pajetë në një magazinë pranë shtëpisë së tij.
Policia dyshon se viktima mund të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur një armë gjahu. Forcat e rendit janë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Informacione paraprake:
Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.
