Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku një i ri shqiptar, Lorik Abazi, është goditur me thikë dhe ka humbur jetën. 22-vjeçari u gjet i plagosur në Hesterman Way të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai vdiq në spital.
Familja e tij ka shpërndarë një deklaratë të ndjerë, duke përshkruar Lorikun si një person të kujdesshëm, të zgjuar, me një sens humori të bukur dhe një të ardhme të ndritur, e cila iu pre në mes.
Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje. Njëra nga vajzat u lirua me kusht, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
Kryeinspektori Nick Blackburn ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Lorikut, duke thënë: “Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e Lorikut, të cilët kanë pësuar një humbje të paimagjinueshme.”
