Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Vidhas të Elbasanit, pasi një banesë u përfshi nga flakët.
Një person ka humbur jetën pasi mbeti i asfiksuar nga tymi. Top Channel mëson se viktimë ka mbetur Dalip Vercani, 90 vjeç.
Njoftimi:
Një shtëpi përfshihet nga zjarri në fshatin Vidhas të Elbasanit, një i moshuar nderron jetë
Rreth orës 15:45 të pasdites së sotme, një shtëpi banimi në fshatin Vidhas të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, një i moshuar i cili mbeti i asfiksuar nga tymi ndërroi jetë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejté fatkeqësisht një i moshuar humbi jetën .
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.