Një aksident është regjistruar pak minuta më parë pranë fshatit Zallë, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake, trajleri po lëvizte në drejtim të fabrikës së çimentos, kur drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Menjëherë pas ngjarjes kanë ndërhyrë shoferë të rastësishëm dhe shërbimi zjarrfikës i Krujë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga kabina e automjetit.

I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Ushtarak, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.