Rektorati i Universitetit të Tiranës: Nuk nevojitet leja nga institucioni ku studioni
Lorina Mixha
Studentët shqiptarë, të cilët ndjekin formimin e lartë në universitetet publike, private, por edhe në institucione të huaja, mund të transferojnë studimet. Ndërsa vitet e kaluara nevojitej një leje e posaçme për transferim, këtë vit janë bërë ndryshime në dokumentacion, por edhe për sa i takon aplikimit. Është modeluar një formular, që duhet t’i bashkëngjitet dosjes së aplikantit, ndërkohë që koha e vendosur në dispozicion për dorëzimin e dosjes është rreth 20 ditë. Degët më të kërkuara për transferim mbeten juridiku, mjekësia, shkencat politike, filozofi-sociologji.
Çdo vit, kuotat e transferimeve vendosen nga Këshilli i Ministrave, dhe janë rreth 300, ndërsa vitin e kaluar kemi pasur një numër më të ulët. Pritet që edhe këtë vit të kemi rritje të kuotave për shkak të kërkesave të shumta që kanë studentët për transferim.
Ndryshimet
Bazuar në ligjin “Për arsimin e lartë”, si dhe në Statutin dhe Rregulloren e UT-së, Universiteti i Tiranës njoftoi dje se edhe këtë vit, do të ofrojë mundësi për transferimin e studimeve midis programeve të të njëjtit cikël. Mund të transferojnë studimet nga programet e mëparshme në programe të studimeve të ciklit të parë.
Procedura për aplikim për transferim studimesh në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2012-2013, është vendosur nga drejtoria e kurrikulës dhe standardeve në rektoratin e UT-së. Për vitin akademik 2012-2013, aplikimi për transferim studimesh në Universitetin e Tiranës do të bëhet individualisht, pranë zyrës së protokollit në rektoratin e UT-së. Këtë vit nuk është e nevojshme që të merret leje nga institucionet ku studiojnë apo të përcillen zyrtarisht nga këto institucione.
Pranimi i dokumentacionit për aplikim për transferim studimesh bëhet nga data 27.08.2012 deri më datë 17.09.2012.
Për aplikim për transferimin e studimeve në Universitetin e Tiranës, është e nevojshme një listë dokumentesh.
Dokumentet
Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti, plani dhe programi i studimit, lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara, në formë zyrtare me firmë dhe me vulë. Kërkohet kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit. Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara. Kërkohet fotokopje e kartës së identitetit, mandat arkëtimi. “Informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit do ta gjeni pranë zyrës së protokollit në rektoratin e UT-së, në kohën e plotësimit të formularit për aplikim”, sqaron rektorati i Universitetit të Tiranës.
Afati
Dokumentet
Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti
Plani dhe programi i studimit
Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë)
Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri
Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.
Fotokopje e kartës së identitetit
Mandat arkëtimi (informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit do ta gjeni pranë zyrës së protokollit në rektoratin e UT-së, në kohën e plotësimit të formularit për aplikim
Som
Pranimi i dokumentacionit bëhet nga data 27.08.2012 deri më datë 17.09.2012
Udhëzimi: Pranimet, sipas lagjeve
Viti shkollor, regjistrimet
në shkolla nisin më 29 gusht
Ministria e Arsimit publikon udhëzimin për vitin e ri shkollor. Në këtë parashikohet gjithçka që do të zbatohet nga drejtoritë arsimore, nga regjistrimi e provimet dhe deri te pushimet vjetore.
Sipas udhëzimit, regjistrimet e nxënësve në shkolla nisin më 29 gusht dhe mbyllen në datën 9 shtator për arsimin bazë dhe gjimnazin, më datë 30 shtator në shkollat profesionale me kohë të plotë dhe më 15 tetor për sistemin e korrespondencës.
“Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat e Arsimit në bashkëpunim me pushtetin vendor, duhet të sigurojnë që regjistrimi i nxënësve të jetë në përshtatje me vendbanimin e tyre”, thuhet në udhëzim.
Kështu shkollat do të pranojnë vetëm nxënësit e lagjeve dhe jo të “huaj”. Dokumentacioni që kërkohet në këtë rast është certifikata personale, vërtetimi i banimit si dhe dëftesa origjinale.
Për sa i takon nxënësve që duan të ndërrojnë shkollën sipas Ministrisë së Arsimit, regjistrimi i nxënësve të arsimit bazë, që vijnë nga shkolla të tjera do të bëhet me fletëpranim
dhe fletëshpërngulje. “Drejtoritë arsimore duhet të njoftojnë zyrtarisht Komisionin e Miratimit të Teksteve për ecurinë e procesit të furnizimit të nxënësve me tekste shkollore si dhe problematikat e mundshme, mungesë tekstesh, shitje librash jashtë katalogut, shitje pa faturë që në ditët e para të fillimit të vitit shkollor”, udhëzon kreu i arsimit, Myqerem Tafaj.