Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga brenda shërbimit të Onkologjikut.
Kreu i qeverisë shkruan se transformimi i Onkologjikut vazhdon nën kujdesin e ministres së Shëndetësisë.
“MIRËMËNGJES dhe me transformimin e Onkologjikut që vazhdon, nën kujdesin e ministres së shëndetësisë, e cila është edhe një personalitet i mirënjohur në botën akademike të trajtimit të kancerit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur me videon.
