Autobusët e transportit urban në Tiranë pritet t’i rikthehen operimit me kapacitet të plotë, pas dakordësimit mes Shoqatave të Transportit dhe qeverisë.
Gjatë takimit të zhvilluar me institucionet përgjegjëse, palët kanë rënë dakord për kushtet e vendosura për vijimin e shërbimit.
Në kuadër të marrëveshjes, qeveria do të ofrojë një subvencion për naftën për një periudhë tre mujore.
