Mjeku i Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Euglert Karriqi, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 53-vjeçarit me inicialet S.K., i cili u transportua me ambulancë nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt spitalit.

Sipas mjekut, pacienti është i vetëdijshëm, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe pa shenja të dëmtimeve neurologjike.

Aktualisht, 53-vjeçari po mbahet nën monitorim nga stafi mjekësor, ndërsa po merr trajtimin mbështetës dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme për vlerësimin e plotë të gjendjes së tij.