Policia e Vlorës ka arrestuar tre të rinj pasi u kapën duke transportuar 101 gram kokainë me qëllim shitjen në qytet. Gjatë operacionit “Triple”, u arrestuan A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Lënda narkotike u gjet në një automjet tip “Volkswagen” gjatë kontrollit në lagjen “Kushtrimi”. Po ashtu, u sekuestruan edhe 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin të arrestuarit. Hetimet vijojnë.

DVP Vlorë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, operacioni policor i koduar “Triple”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga tre shtetas që transportonin lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Sekuestrohen lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, finalizuan një tjetër operacion në këtë fushë, të koduar “Triple”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

* A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celularë, si dhe automjeti me të cilin qarkullonin 3 shtetasit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.