Policia Kufitare e Kukësit ka goditur një rast të transportimit të emigrantëve të paligjshëm, duke arrestuar dy të reja nga Tirana. Operacioni i koduar “Mënyra” u zhvillua pas informacioneve për një skemë të re të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Si rezulat, në pranga ra një 31-vjeçare gjithashu dhe drejtuesja e automjetit shoqërues, që kontrollonte rrugën për shmangien e shërbimeve policore. Gjithsej, u sekuestruan 2 automjete, një sasi euro dhe një sasi parash.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Mënyra”. Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 31-vjeçarja. Arrestohet edhe drejtuesja e automjetit shoqërues, që kontrollonte rrugën për shmangien e shërbimeve policore. Sekuestrohen 2 automjete, një sasi euro dhe një sasi parash.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një mënyrë të re të tentativave për transportimin e emigrantëve të paligjshëm, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mënyra”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetaset: F. B., 31 vjeçe, dhe Xh. C., 22 vjeçe, banuese në Tiranë. Shtetasja F. B. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Morinë, duke transportuar me automjetin e saj 7 emigrantë të paligjshëm, të cilët do t’i ndihmonte të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit. Ndërsa shtetasja Xh. C., me automjetin e saj, e shoqëronte dhe kontrollonte rrugën për të shmangur kontrollet e Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, një sasi euro dhe një sasi parash. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.