Marcel Liçaj alias Marcel Grembi i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë. 
GJKKO i ka caktuar arrest me burg pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në vendet e BE-së.

“Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Marcel Liçaj alias Marcel Grembi, të cilit GJKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në vendet e BE-së”, informon policia.