Nga shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër në datë 24 korrik 2016, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Sh.Ç, 42 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër.
Këtij shtetasi, shërbimet e policisë në vendin e quajtur ‘Mes’, Postribë, i kanë dhënë shenjë ndalimi pasi ka qenë në drejtim të mjetit tip Benz (kamion) 609, me targë AA 385 CI, por nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Menjëherë shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje. Automjeti ka hyrë në një rrugë dytësore të fshatit Meselim, Postribë dhe në afërsi të digës së rezervuarit të Shtodrit, drejtuesi i mjetit është larguar duke braktisur mjetin.
Gjatë kontrollit rezultoi se karroceria e mjetit ishte e ngarkuar me lëndë drusore e cila pas matjes rezulton në sasinë prej 3.3 metër kub, e për këtë lëndë dyshohet se është prerë në mënyrë të paligjshme. Po punohet për kapjen e personit e drejtuesit të kamionit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
25 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)