reno 2Transportonte nxënës shkolle me një mjet furgon jashtë kapaciteteve dhe pa leje drejtimi.  arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Klodian Llaftiu, 38 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi në lagjen Nr. 1, Durrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar automjetin tip “Benz”, furgon me targa AA 685 MM, i cili transportonte nxënës shkolle jashtë kapacitetit, duke i mbajtur edhe në bagazhin e mjetit.


Llaftiu, ka tentuar të largohet në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë, por është kapur menjëherë nga uniformat blu. Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se nuk dispononte leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”.


14 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)