Policia e Korçës ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave, duke ndaluar një shtetas që po transportonte veshje pa dokumentet përkatëse.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar dy persona dhe janë nisur procedime për një doganier, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Ky aksion ka ardhur pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, të cilat kanë mundësuar zbardhjen e veprimtarisë kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 6, Korçë, automjetin me drejtues shtetasin V. T. Gjatë kontrollit në automjet, janë gjetur veshje të ndryshme pa faturat përkatëse, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 49 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. M., 40 vjeç, banues në Pogradec, doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer detyrën për të kontrolluar automjetin.